Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 29.06.2017 04:16

​​Kamusella: Pranoni diversitetin

Prishtinë | 26/11/2015 13:51

Qytetarët e Kosovës duhet që të krijojnë një ambient sa më të përshtatshëm për jetesë pa problem dhe me diversitet, për të gjitha etnicitetet, e në veçanti të shqiptarëve dhe atyre serb

Kështu u tha nga profesori Tomasz Kamusella , sot në ligjëratën me temën “Martesa e vështirë- diversiteti dhe demokracia në Evropën Qendrore pas vitit 1989”, që u mbajt në Kolegjin “AAB” .

Kamusella konstatoi se vetë qytetarët dhe në veçanti rinia me qasjen e tyre më pozitive karshi çështjeve të tilla, mund të bëjë ndryshimin pa pritur që ky ndrysim të vije nga instancat qeverisëse te vendit.

Duke treguar se ndryshimet që kanë përfshirë Evropën Qendrore ndër vite duhet që të ndodhin edhe në Kosovë, Kamusella theksoi se shumë njerëz në Kosovë besojnë se në mënyrë që një shtet të jetë stabil dhe demokratik duhet të jetë homogjen dhe që njerëzit duhet të jenë të të njëjtit lloj.

Për këtë ai ka bërë thirrje që të merret shembulli i Finlandës i cili ka tejkaluar konfliktin me Suedinë duke krijuar mundësi me të mira të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress