Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:41

​Kajtazi: Gratë duhet të jenë të përfaqësuara në politikë e vendimmarrje

Prishtinë | 23/08/2019 12:40

Në konferencën me temën: “Barazia gjinore - betejë e pambaruar”, të organizuar nga Forumi i Gruas i LDK-së përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi tha se LDK-ja gjithherë ka bërë politika të favorshme për secilën grua, edhe për ato në amvisëri.

Kajtazi theksoi se gratë duhet ë jenë të përfaqësuara me dinjitet në politikë dhe vendimmarrje.

Edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri me këtë rast ka mbajtur një fjalë rasti në emër të kryetarit Isa Mustafa.

Beqiri pret që në listën për deputetë të jenë të përfaqësuara në mënyrë dinjitoze edhe gratë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress