Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:14

​Johnson dhe Varadkar parashikojnë marrëveshjeje për Brexit

Prishtinë | 10/10/2019 22:36

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu irlandez, Leo Varadkar, konfirmuan se parashikonin një rrugë drejt një marrëveshjeje të mundshme për çështjen e kufirit irlandez, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas një takimi për Brexit.

Në javën e tretë të datës së parashikuar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, dy drejtuesit theksuan se kishin zhvilluar një diskutim konstruktiv në përfundim të një takimi në Birkenhead, në veriperëndim të Anglisë.

“Pavarësisht disa ditëve diskutime teknike për kufirin irlandez pa zhvillime të mëdha, dy drejtuesit vazhdojnë të besojnë se një marrëveshje është në interes të të gjithëve”, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar në përfundim të një takimi në veriperëndim të Anglisë, pranë Liverpulit./ATSh/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress