Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:23

​Jep dorëheqje kreu i Serisë A

Prishtinë | 19/11/2019 19:41

Gaetano Micciche dha dorëheqje si president i Serisë A, pas hetimeve për zgjedhjen e tij, njoftuan mediet italiane.

“Raportet që u shfaqën sot në gazeta në lidhje me përfundimin dhe rezultatin e mundshëm të hetimit në zgjedhjet e mia 20 muaj më parë, nuk janë të pranueshme dhe më detyrojnë të marr këtë vendim”, deklaroi ai për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

Federata italiane e futbollit (FIGC), thuhet se gjeti parregullsi në zgjedhjet e Micciche-it, gjë që kërkonte unanimitetin e votave nga presidentët e klubit.

Micciche, 69 vjeç, është gjithashtu nënkryetar i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe president i bankës, Banca IMI. Ai nuk u shpreh nëse do të ruajë pozicionin e tij brenda federatës./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress