Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 13.12.2017 06:08

​Japonia përgatitet pas kërcënimeve të Phenianit

Prishtinë | 12/08/2017 22:32

Ushtria japoneze ka dislokuar katër sisteme mbrojtëse kundër raketave tokë-ajër në pjesën perëndimore të vendit, pas kërcënimeve të Koresë së Veriut se planifikonte të sulmonte me raketa territorin amerikan të Guamit në Paqësor.

Sistemet e avancuara antiraketore “Patriot” janë instaluar në katër prefektura perëndimore, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Pheniani paralajmëroi se raketat e tij do të kalonin në hapësirën e prefekturave Shimane, Hiroshima dhe Kochi para se të përfundonin në ujërat pranë ishullit të Guamit.

Në një prononcim për mediat gjatë një vizite në prefekturën Yamaguchi, kryeministri Shinzo Abe tha se qeveria e tij do të bënte gjithçka për mbrojtjen e jetëve dhe pronave të popullit japonez.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress