Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.04.2018 08:33

​​Universiteti i Gjilanit merr objektet e dy shkollave të mesme

Prishtinë | 02/09/2013 08:46

Themelimi i Universitetit të Gjilanit, do t’i zhvendos, që nga 1 shtatori, nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë “Arbëria” dhe shkollës së mesme të mjekësisë “Asllan Elezi”, për mbajtje të mësimit në objektin e gjimnazit të vjetër, ka njoftuar drejtori në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Bujar Nevzati.

Nxënësit e këtyre dy shkollave, sipas Nevzatit do të mësojnë në dy ndërrime të pasdites, ndërkaq nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta të gjimnazit “ Zenel Hajdini”, do të mësojnë në objektin e ri, nxënësit e shkollës së mesme të artit pamorë do të mësojnë edhe këtë vit në shkollën fillore në “Lagjen e 8”, ndërkaq, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “ Marin Barleti”, do të vazhdojnë mësimin në objektin paraprak.

Ai ka përmendur ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme bujqësore, përmes të cilës, nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësinë e mësimeve praktike, duke ju krijuar kushte me infrastrukturë përcjellëse për drejtimet përkatëse.

“Ndërsa, për shkollën e mesme të mjekësisë jemi marrë vesh që nxënësat të shkojnë në gjimnazin e vjetër, nxënësat e gjimnazit do të kthehen në dy ndërrime, shumica do të shkojnë në gjimnazin e ri, dhe një ndërrim do të shkojë në gjimnazin e vjetër, për arsye se kanë qenë tre ndërrime, 2500 nxënës, ndërsa nxënësit e shkollës së mjekësisë do të mësojnë në gjimnazin e vjetër dhe do të mësojnë pasdite”, ka thënë Nevzati.

Ai ka përmendur edhe një projekt për ndërtimin e shkollës së mesme të artit, në të cilën do të mësojnë nxënësit e shkollës së mesme të artit muzikorë dhe artit pamorë, inaugurimi i së cilës Nevzati ka thënë se do të bëhet gjatë muajit shtatorë, dhe lokacioni është vendosur të jetë afër gjimnazit të vjetër.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku, ka pranuar se hapësira e liruar për Universitetin Publik të Gjilanit, do t’i ndihmojë në rrjedhën normale të ligjëratave dhe ushtrimeve të këtij universiteti.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress