Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 19.02.2019 11:08

​​Jahjaga në SHBA takohet me zëvendës administratorin e USAID-it

Uashington | 13/11/2015 22:13

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Uashington nga zëvendës Administratori i USAID-it, Eric Postel.

Jahjaga theksoi se Kosova ka përfituar shumë nga ndihma e USAID-it për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimin e institucioneve të bazuara në sundimin e ligjit. 

Jahjaga tha se puna e USAID-it ka rezultuar me rrëfime suksesi në Kosovë, veçanërisht në fushën e bujqësisë dhe të arsimit. Presidentja vlerësoi programet e USAID-it në bujqësi që tashmë kanë treguar rezultate inkurajuese në prodhimtari, eksport dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke e shndërruar bujqësinë në një sektor konkurrues.

Jahjaga gjithashtu vlerësoi ndihmën e USAID-it në arsim dhe mundësisë që studentët kosovar përfitojnë prej bursave për të studiuar në universitete të ndryshme në SHBA. Presidentja tha se ky program është menaxhuar suksesshëm dhe ka treguar rezultate, si investimi më i mirë për të ardhmen e vendit dhe përgatitjen e kuadrove të reja udhëheqëse.

E para e vendit njoftoi zyrtarin e USAID-it në SHBA për punën që është bërë në Kosovë në zbatimin e reformave dhe kalimin e pragut për të përfituar nga fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Presidentja Jahjaga tha se shpreson që Kosova do të përzgjidhet në mesin e shteteve përfituese të ndihmës, në takimin e Bordit të MCC-së që do të mbahet në fillim të dhjetorit.

Zëvendës Administratori i USAID-it, Eric Postel theksoi se USAID-i do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën përmes programeve të ndryshme për zhvillimin ekonomik, demokracinë, qeverisjen dhe sundimin e ligjit. Ai e ka përgëzuar presidenten për punën që është bërë që Kosova të kalojë pragun dhe të bëhet vend kandidat për fondet e MCC-së.

Gjatë vizitës në USAID, Jahjaga gjithashtu vizitoi memorialin e punëtorëve të USAID të rënë në detyrë nëpër botë.

Loading...
 

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress