Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:38

​Jacques Baudouin: Shkëmbimi i territoreve është problem

Prishtinë | 23/04/2019 20:38

Shkrimtari francez Jacques Baudouin ka deklaruar sonte se vendi i tij është kundër ndryshimit të territoreve Kosovë-Serbi, pasi ky do të jetë një problem për vendin dhe Evropën.

Ai gjatë një konference të organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe Universitetin e Prishtinës ka folur rreth librit të tij “Lindja e një demokracie- Hashim Thaçi dhe rruga drejt Kosovës së pavarur 1987-2008”, libër ky i përkthyer dhe botuar nga shtëpia “Buzuku”.

Baudouin, i cili është edhe njohës i diplomacisë, ka bërë të ditur arsyet që e shtynë të shkruajë librin e tij.

Shkrimtari francez ka përmendur edhe rolin e intelektualëve shqiptarë, përfshirë shkrimtarin Ismail Kadare për ngritjen e çështjes së Kosovës në botë, si dhe rolin e shtetit francez në zgjidhjen e këtij problemi.

Baudouin foli edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është gjithsesi konstanta e Francës që të jenë kundër ndryshimit të kufijve. Shihet se kjo çështje është ende e hapur dhe siç e diskutuam, këto bisedime të dy presidentëve për shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve është një problem që është për vendin dhe Evropën”, tha ai.

Baudouin theksoi nevojën që në gjithë Ballkanin të mbretërojë një paqe e qëndrueshme, si rruga e vetme drejt integrimeve evropiane dhe që Beogradi zyrtar të njohë pavarësinë e Kosovës. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress