Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:43

​Jabllanoviq u kërkon falje nënave gjakovare

Prishtinë | 19/01/2015 15:39

​Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i ka kërkuar publikisht falje nënave gjakovare për deklaratat e tij të cilat po kundërshtohen edhe me protesta.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se nëse deklaratat e tij janë marr si ofendim, atëherë kërkon falje.

Jabllanoviq ofendoi rëndë protestuesit në Gjakovë, në një deklaratë të tij dhënë mediave me datë 6 janar. Ai atë mbrëmje, ndër të tjera, deklaroi:

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t'i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress