Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:57

​​ISIS u shet luftëtarëve të vet 42 irakiane

| 25/06/2015 23:08

ISIS luftëtarëve të saj në Siri si skllave u ka shitur 42 pjesëtare të pakicës jezuite, ka thënë Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Observatori duke cituar burime nga qyteti Majaden ka thënë se ISIS, 42 femra që janë trajtuar deri më tani si skllave, i kanë shitur në mes 500 dhe 2 mijë dollarë.

Këto femra janë rrëmbyer në vitin 2014 gjatë ofensivës së ISIS në veri të Irakut ku shumica e banorëve përbëhet nga pakica jezuite.

Në fillim të këtij muaji janë sjellë në qytetin Majaden i cili kontrollohet nga xhihadistët.

“Disa kanë qenë të rrëmbyera bashkë me fëmijët e tyre, por nuk e dimë çka ka ndodhur me ta”, i ka thënë agjencisë France Press drejtori i observatorit Rami Abdel Rahman.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS akuzohet për shitjen e pjesëtareve të pakicës jezuite

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress