Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:42

​Ish-Presidenti Moisiu: Sherret duhet t'i zgjidhim vetë

Prishtinë | 19/04/2019 23:51

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu i ftuar në studion e RTV Ora tha se në dialog nuk mund të hyhet me kushte.

Duke folur për krizën në vend, Moisiu tha se duhet të ketë vullnet politik, ndërsa theksoi se sa herë politika shqiptare krijon sherre sytë i mban nga ndërkombëtarët.  

Deklarata e Moisiut:

Pazaret asnjëherë nuk janë ato që duhet të jenë, japin zgjidhje të përkohshme. Unë mendoj se politika shqiptare duhet të mbledhë mendjen, se ka një përgjegjësi të madhe para popullit. Po mbushen 30 vjet që ne lundrojmë me mendje në demokraci por për fat të keq, demokracinë nuk po e arrijmë siç duhet, jo se është e paaritshme, por për vetë kushtet që politika krijon.

Këto punë duhet ti zgjidhim vetë, sepse gjithmonë bëj sherre dhe sytë i mbajmë nga qielli, cili do vijë me avion, kjo nuk është normale. Politika në gjithë botën ka probleme, por siç i krijojnë ashtu i zgjidhin. Për fat të keq ne bëjmë atë që nuk duhet bërë. Kështu si ka ardhur koha jo se nuk zgjidhen, ju përmendët 2007. Është e vërtetë që ne qëndruam 48 orë, por u morën vesh me njëri-tjetrin, u gjet cfarë kërkonte njëra palë, jo të gjitha u plotësuan, por u gjet një zgjidhje.

Duhet vullnet politik. Nëse ne duam të bëjmë vetëm zhurmë dhe duam të arrijmë disa qëllime që nuk i themi publikisht, nuk i themi hapur, por në fakt ato na shtyjnë.

Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime. Dhe ne po të njëjtët politikanë i kemi akoma në krye të punëve. Do vijë një kohë që do kërkohet përgjegjësi dhe llogari. Reforma në drejtësi këtë qëllim ka. Nuk ka thjesht qëllim që gjyqtarët e korruptuar ti mënjanojmë, por duke stabilizuar drejtësinë ajo do stabilizojë dhe politikën. Deri tani nuk kemi asnjë politikan prapa hekurave që e meritojnë.

Çdo njëri që të pyesësh do thotë ka. Dhe unë nuk mund të them ndryshe, që s'ka se për këtë po flas.  Nuk mund të hysh në dialog me kushte, në dialog duhet të hysh të bisedosh, duke pasur parësore fatet e kombit, vullnetin e popullit dhe të ardhmen e vendit. E na vjen çudi pastaj që të tjerët  thonë shqiptarët janë kriminelë, hajdutë etj. Kriminelë dhe hajdutë ka kudo, por në vendet e tjera këta dënohen, këtu te ne nuk dënohen. Këtu dënohet një polic, dënohet një infermier, një mjek, por luanët janë në strofkën e tyre dhe japin komanda. Ka ardhur koha që të japin llogari, nuk kanë ku shkojnë, lodhen kot. Kjo duhet të jetë mësim edhe për të rinjtë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress