Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 27.04.2018 10:54

​Irlandë, theret për vdekje një shtetas japonez

Dablin | 03/01/2018 18:03

Një shtetas japonez ka humbur jetën dhe dy irlandezë janë lënduar në qytetin irlandez Dundalk, në jug të kufirit me Irlandën Veriore, njoftojnë sot autoritetet lokale.

Policia irlandeze njoftoi se një i ri 18-vjeçar nga Egjipti u arrestua lidhur me incidentet, pasi tek ai janë gjetur dy thika.

Shtetasi 24-vjeçar japonez ndërroi jetë pasi u ther me thikë.

Policia nuk përjashton mundësinë që ky të jetë sulm terrorist, ndonëse për momentin ende nuk dihen motivet.

Vrasja ndodhi në Avenue Road, Dundalk, pak pas orës 9.00 sipas kohës lokale. Viktima ishte shkuar në punë kur ai u ther për vdekje në rrugë.

Dy shtetas tjerë irlandezë janë sulmuar po ashtu në lokacione tjera të qytetit dhe janë dërguar për shërim në spital, transmeton BBC.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress