Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 03:42

​Irani mohon përfshirjen në sulmet në Arabinë Saudite

Prishtinë | 18/09/2019 17:41

Ministria e Jashtme e Iranit, nëpërmjet një letre zyrtare dërguar SHBA-së, ka mohuar çdo përfshirje në sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

“Irani nuk ka asnjë lidhje me sulmin”, thuhet në letrën e dërguar SHBA-së përmes ambasadës zvicerane në Teheran.

Zvicra përfaqëson interesat diplomatike të Uashingtonit në Iran.

Sipas disa pjesëve të letrës, të botuara sot nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Teherani shkruan se ”nëse ndërmerren veprime kundër Iranit, ne do të hakmerremi menjëherë dhe përmasat nuk do të kenë kufizime”.

Sipas IRNA-s, letra u dërgua sot në ambasadën zvicerane./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress