Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:03

​Identifikohet një prej shpendëve më të mëdhenj që kanë ekzistuar

Prishtinë | 11/09/2019 19:04

Paleontologët kanadezë identifikuan një specie të re pterosauri gjigant, që ka ekzistuar në epokën Kretace dhe që peshonte 250 kilogramë.

Ky pterosaur, i quajtur Cryodrakon Boreas, rreth 77-milionë vjeçar, është një prej kafshëve më të mëdha fluturuese që ka ekzistuar ndonjëherë.

Fosilet e tij u zbuluan para 30 vitesh në provincën kanadeze të Albertas, por deri kohët e fundit paleontologët e kishin marrë si një specie tjetër, Quetzalcoatlus, të zbuluar në Teksas.

Deri më sot ekzistojnë më shumë se 100 specie të njohura pterosaurësh, të shpërndara në Amerikë, Azi dhe Europë./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress