Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 02:33

​Hoxhaj: Serbia manipulon me fakte, kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

Prishtinë | 13/08/2019 21:45

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosaleviq, i cili e kishte quajtur ‘provokim’ një liturgji të mbajtur kohë më parë në një kishë katolike në Novobërdë.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur qesharake deklaratën e Vukosavleviq ‘për përvetësimin e kishës serbe’ në Novobërdë, duke i kujtuar atij se politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve shpesh ka manipuluar me faktet.

Postimi i plotë:

Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet.

S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!

Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia! Kosova është fakt i kryer!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress