Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:51

​Hoxhaj: I kemi numrat për votimin e Qeverisë

Prishtinë | 17/07/2017 16:10

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj shprehet i bindur se i kanë votat për ta votuar Qeverinë e Kosovës. Por, ai ende nuk e dinë se kur do të ftohet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit, meqë ky është hapi i parë para se Ramush Haradinaj të marrë mandatin nga kryeministri për formimin e Qeverisë.

Hoxhaj, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ku njëra ndër temat ishte edhe krijimi i institucioneve, tha se nuk e di nëse do të mbahet këtë javë seanca konstituive apo jo.

Ndërsa, edhe pse i përfolur se kreu i PDK-së do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, Hoxhaj theksoi se për secilin vendim do ta njoftojnë opinionin me kohë, duke lënë të kuptohet se ende nuk kanë vendosur nëse Veseli do të jetë prapë kandidat për ta udhëhequr legjislaturën e VI-të.

Mirëpo, Hoxhaj është i bindur se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë, ndonëse ende nuk është caktuar seanca konstituive. Madje, thekson se nuk shkojnë në seancë pa i pasur numrat e mjaftueshëm për votimin e Qeverisë.

.Numri dy i PDK-së, ka shtuar se ende janë në afatin kushtetues e ligjor, dhe se para konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë duhet të kenë një platformë qeverisëse, që do ta bëjnë në ditët në vazhdim. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress