Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.08.2018 04:54

​Hoti: Vendi të përgatitet për zgjedhje

Prishtinë | 11/02/2018 10:46

Është e palogjikshme që kjo Qeveri e cila ka marrë vendime skandaloze dhe të vazhdojë më tutje, por vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të reja.

Kështu pohon në një intervistë për KosovaPress, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sipas të cilit kjo është një Qeveri copë-copë, e cila është formuar gjoja për vendime të mëdha, e të cilat nuk po mund t’i marrë.

Hoti thotë se nuk do të tolerojnë që edhe më tej të zvarritet çështja e demarkacionit, pasi nuk ka arsye që kjo çështje të prolongohet më tutje.

Ndërkaq e quan skandaloz, vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave, por thotë se nuk është ky i vetmi vendim skandaloz i tij, sepse kryeministri vendime të tilla ka marrë dhe me rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit, i cili së shpejti duhet të dorëzohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që është tejkalim i kompetencave të kryeministrit.

Edhe vendimet tjera për ndarjen e mjeteve nga rezervat shtetërore, sipas tij, në disa raste është në kundërshtim me ligjin, e që është shpërdorim i mjeteve të parave publike. Hoti thotë kryeministri do të duhej ta ruante buxhetin e shtetit dhe jo ta shpërdorojë atë, siç bënë ai duke e nda, sipas interesave të ngushta.

Hoti ka folur dhe lidhur me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, iniciativë kjo e cila sipas tij e ka fut Kosovën në një cikël të izolimit ndërkombëtar.

Ndërsa thotë se brenda muajit shkurt, gjërat do të definohet dhe se kjo Qeveri duhet të shkoj, pasi që vendit i duhet një Qeveri pro evropiane, me njerëz kredibil, me të kaluar të pastër, që mund të marrin përsipër zhvillime dhe vendime të mëdha.

Ai nuk komentoi darkën e krerëve institucional, në shtëpinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bexhet Pacollit, duke thënë se është çështje e tyre private, ku shkojnë në darka e dreka dhe se ajo që atij i intereson, është puna brenda institucioneve dhe vendimmarrja institucionale./KosovaPresss/

    

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress