Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:11

​Hoti: Të rishikohet formati i komisionit për gjenocidin serb në Kosovë

Prishtinë | 16/05/2019 18:50

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar formatin e komisionit shtetëror dhe qasjen për gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se qasja e Kadri Veselit, shpreh mungesën e kulturës institucionale lidhur me funksionimit të rendit kushtetues e parlamentar dhe propozimi për formatin dhe qasjen e komisionit duhet të rishikohet plotësisht.

Hoti në seancën për gjenocidin serb, tha se kush nga deputetët mund të bëhet gjykatës dhe kush nga faktori ndërkombëtar mund t’i besonte gjykimit të deputetëve për krimet e luftës në Kosovë.

“Ata që ia kanë shkruar këtë propozim dhe vet zoti Veseli që e ka nënshkruar, tregojnë që i mungojnë njohurit elementare të funksionimit të institucioneve kushtetuese. Nëse e shiheni përbërjen e komisionit shtetëror që parashihet të formohet do të bindeni vet, si mund të themelohet një komision shtetëror që drejtohet nga kryetari i kuvendit, deputetë nga pozita e opozita, ku anëtarë janë Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Avokati i Popullit dhe institucione tjera të pavarura me mision për të konfirmuar, hulumtuar dhe klasifikuar krimet e luftës së regjimit serb në Kosovë, cili nga deputetët këtu në sallë mund të bëhet gjykatës, kush nga drejtësia ndërkombëtare, nga partnerët tanë strategjikë me të cilët ne duhet ta themelojmë këtë tribunal, ose nga qeveritë e vendeve të BE-së, do t’i besonte gjykimit të deputetëve për krimet e luftës në Kosovë, prandaj kjo qasje e Veselit shpreh mungesën e kulturës institucionale lidhur me funksionimit të rendit kushtetues e parlamentar. Qëllimi mund të jetë i drejt po sa i përket formatit dhe qasjes, ky propozim duhet të rishikohet plotësisht“, tha ai.

Hoti tha se sot nuk duhet të dënohen krimet vetëm me deklarata popullsitë por duhet të vëhen në funksion institucionet tona të drejtësisë që e kanë obligim të ngrisin akuza dhe të dënojnë kriminelet./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress