Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:06

​Hoti pas zjarrit në kooperativën bujqësore: Meqë shpëtuan punëtoret s’dua ndihma

Prishtinë | 15/09/2019 14:19

Javën e kaluar një incident ka ndërprerë punën e grave të Koperativës Bujqësore “Krusha”. Një pjesë e fabrikës së tyre ishte kapluar nga zjarri. Përkundër kësaj, vullneti i tyre ishte i madh për të vazhduar prodhimin e produkteve të tyre, sa nuk pranuan as ndihma nga shumë qytetarë të Kosovës.

Për të diskutuar për këtë, punën e koperativës, prodhimtarinë, sfidat, përkrahjen e institucioneve karshi tyre, viktimat e Krushës dhe të pagjeturit, e ftuar për këtë javë në intervistën 45/45 në KosovaPress, ishte drejtoresha e Koperativës bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti.


Hoti tregon në detaje incidentin dhe mënyrën si e ka kapluar zjarri fabrikën e tyre, teksa thotë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.

Duke folur për refuzimin e ndihmave që iu kishin ofruar për të rindërtuar njërën pjesë të fabrikës, Hoti thotë se ndihma ma e madhe që ka marrë është shpëtimi i punëtoreve që ishin duke punuar në atë kohë.

Drejtoresha Hoti foli edhe për punën e Koperativës, stafin, eksportin e produkteve të tyre në vende të ndryshme evropiane dhe ndihmën e institucioneve karshi tyre.




Përveç punës së tyre, drejtoresha e Koperativës “Krusha”,  shprehi dhimbjen që kanë për personat e pagjetur në Krushë dhe neglizhencës e shtetit në këtë drejtim.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress