Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:38

​Hoti: Nuk i takon LDK-së të vendos për përfshirjen e Nismës në koalicion qeveritar

Prishtinë | 12/11/2019 23:51

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar.

“Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor. Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë. Nuk na takon neve”, thotë Hoti.

“Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se votuesi ka vendosur edhe për postin e  kryeministrit, pasi VV ka marrë vota më shumë se LDK.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress