Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:03

​Hoti i LDK-së kërkon shpërbërje të Kuvendit

Prishtinë | 13/03/2018 11:18

Për mungesë të votave nuk është arritur të votohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka paraqitur rekomandimet pas interpelancës së mbajtur javë më parë rreth ngritjes së pagave nga kryeministri. 

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se duhet ta presin Kushtetuesen ta jap vendimin e saj. Derisa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se pa u votuar këto rekomandime nuk mund të vazhdoj debati për njëqind ditëshin e Qeverisë.

Në shenjë proteste LDK dhe VV e kanë braktisur seancën e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se duhet të procedojnë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit, meqë nuk mund të vazhdoj kështu të funksionojë legjislativi.


“Ne duhet të procedojmë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet me tutje. Nuk mund të kalojmë në pikën tjetër pa u kry kjo pikë. Ju e dini që nesër është një seancë tjetër ku është një listë e gjatë e ligjeve që nuk mund të kalohen nga pozita sepse nuk i ka votat. Nëse vazhdoni këtë praktikë si shumicë parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim tjetër dhe sot debati nuk mund të vazhdoj me tutje pa u kryer kjo pikë”, theksoi Hoti.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se partitë opozitare po bëjnë opozitarizëm të paargumentuar


 “Është me rëndësi me thanë kush e zbuloj këtë praktikë. Unë kam qenë në seancë si kryetar i Qeverisë me ligje që janë direkt të drejtuara dhe që ndihmojnë jetën e qytetarëve të vendit edhe i kam parë opozitën kur kanë pritur të shohin a i kemi 61 vota që mos të na bëjnë kuorumin. Pra këtë e kam vërtetuar, e kam përcjellë nga këtu, tema krejt të zakonshme të jetës së njerëzve të këtij vendi, e kanë pritur të shohin a po bëhen 61 që të vlerësojnë a me marrë pjesë në votim a jo në votim. Me këtë kjo praktikë e nisur prej tyre sot kuptohet s’po iu pëlqen. Çka mund të ndodh në të ardhmen me këtë, nëse opozita ka tema që dëshiron të ndihmoj qytetarët e vendit, gjithë mund të llogaritë në ndihmën e secilit, por nëse opozita e ka për qëllim vetëm pengimin e punës së Kuvendit, me propozime çfarë po i shohim, imagjinojeni tani kërkojnë debat për 100 ditëshin, a janë bërë, u harru ajo temë, çka është qëllimi i këtij debati, nuk kërkojnë debat për ndonjë temë të menjëhershme që iu dhemb qytetarëve të vendit, krejtësisht një opozitarizëm i pa argumentuar, i pashpjegueshëm”, tha Haradinaj.

Pasi që opozita doli jashtë nuk kishte kuorum për ta mbajtur seancën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli caktoi disa minuta pushim me qëllim që të takojë shefat e grupeve parlamentare./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress