Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:44

​Hoti: Ata që trumbetonin se kanë numrat tash po heshtin

Prishtinë | 17/07/2017 16:21

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR dhe Alternativa Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ata që çdo ditë thoshin se i kanë numrat janë heshtur.

Postimi i Hotit në Facebook:

 

 

Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumbetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre. Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress