Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:29

​Homazhe për Mujë Krasniqin dhe 41 luftëtarët e rënë heroikisht

Prishtinë | 14/12/2019 12:00

Në përvjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të kombit, sot në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marinë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.

Familjarë të dëshmorëve, udhëheqës të organizatave të dala nga lufta, kryetarë të komunave dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, janë përkulur para varrezave për të kujtuar dhe nderuar veprën e atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se dëshmorët duhet respektuar dhe kujtuar çdo herë.

Bashkë me të ishte edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se kjo ditë ka rëndësi të veçantë për të.

E sipas kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kujtimi për të rënët është kujtim ndaj vlerave dhe historisë që nuk guxon të harrohet.

Në 21 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit, kujtojmë se ai bashkë me 41 luftëtarë të UCK-së ranë heroikisht më14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Mujë Krasniqi, i njohur si komandant Kapuçi, ishte një prej luftëtarëve të parë të UCK-së./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress