Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 04:59

​Hillary Clinton: SHBA mbështet fuqishëm kauzat e Kosovës

Prishtinë | 12/06/2019 19:09

Përveç aktiviteteve të ndryshme që u shënuan sot për nder të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, pasdite është mbajtur edhe Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha ndërhyrja e NATO-s 20 vjet më parë ishte pjesë e përpjekjeve të Aleancës për të parandaluar gjenocidin e regjimit të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq ndaj popullsisë së pafajshme civile shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj humbja e besimit në institucione nga populli e rrezikon paqen dhe shkakton korrupsion.

Haradinaj theksoi se është me rëndësi të konsolidohen institucionet e sigurisë, të vendit dhe ligjit. Ai tha se Kosova vjen si vlerë e shtuar për paqe në rajon dhe në botë me kujdesin e vet që i kushton institucioneve të rendit, ligjit dhe sigurisë.

Ai theksoi se Ushtria e Kosovës është një forcë moderne dhe e bazuar në shumë etni dhe respekton misionin e KFOR-it në Kosovë.

Në pamundësi për të qenë sot në Kosovë, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton një ndër miket e Kosovës, ka dërguar një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve për qytetarët e Kosovës. Clinton tha se SHBA-të e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin kauzat e Kosovës.

“Shënimi i sotëm është për një përparim, për një paqe, për një të ardhme të ndritshme që qytetarët e Kosovës e meritojnë. Pavarësia, e drejta, zgjedhjet  drejta dhe kredibile, përforcimi i drejtësisë dhe rritja ekonomike kanë shënuar ndryshime. Aleanca e NATO-s, mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Derisa merrni kohë për t’i kujtuar të dashurit tuaj, dhe pajtimit e drejtësisë, duke punuar drejt integrimit evropian, mbani në mend se ju keni shumë miq amerikan dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja”, thuhet në video mesazhin e bashkëshortes së ish-presidentit Clinton.

Edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ishte në mesin e zërave më të fuqishëm për ndërhyrjen e Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, në saje të vendosmërisë së tij dhe aleatëve të tjerë u ndal spastrimi etnik edhe lufta në Kosovë përfundoi.

E në pamundësi për të qenë sot në Kosovë, nëpërmjet një video-mesazhi, Blair thotë se e dinin sa e vështirë ishte rruga drejt progresit dhe paqes. Ai theksoi se ishin në anën e popullin e Kosovës para 20 vjetësh dhe do të vazhdojnë të jenë prapë.


“Kishim besimin se qytetarët e Kosovës dhe në mbarë rajonin, kishin kreativitetin dhe mençurinë për t’i adresuar shumë sfida që i kishin përpara. Në 20 vjetët e fundit ne kemi dëshmuar, se gjeneratat e reja të Kosovës që e kanë paqenë dhe të ardhmen në duart e tyre për ndërtim të kombit. Unë përgëzoj qytetarët e Kosovës për këto përpjekje dhe gjithashtu dhe kemi parë ndryshime thelbësore në Serbi dhe në mbarë rajonin. Natyrisht, ne pranojmë dhe e dimë se ka shumë sfida të konsiderueshme, të cilat mbeten para jush. Krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë, punë të zellshme dhe kurajë. Mirëpo, unë besoj se vullneti dhe lidershipi janë prezentë. Progresi do të kërkoj vendime të vështira, mirëpo ju e keni bërë këtë edhe në të kaluarën. Prandaj, unë mendoj se këtë mund ta bëni përsëri. Përcaktimi ynë është për pasur një paqe të qëndrueshme. Personalisht, unë zotohem edhe një herë që do të bëjë çfarë do që mundem për të arritur tek ajo paqe e qëndrueshme dhe për të kërkuar një vend për të gjitha shtetet e Ballkanit në zemër të Evropës. Për popullin e Kosovës them, ne kemi qenë në anën e juaj para 20-vjetësh dhe ne jemi prapë në anën e juaj ende. Ju keni përjetuar shumë, keni vuajtur shumë, mirëpo ju duhet të ndërtoni të ardhme për popullin tuaj, të një shteti sovran, të pavarur dhe në familjen e kombeve të Evropës. Kështu qe ne qëndrojmë pran jush”, thuhet në video mesazhin e Blair.

E 20 vjet më parë Aleanca Veri atlantike e përbërë më shumë se 30 vende me rreth 50 mijë trupa ndërhyri në Kosovë për të ndalur spastrimin etnik për t’i dalë në ndihmë popullatës civile dhe për t’i dhënë fund luftës.

Ky mision u realizua me sukses nën komandën e ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, i cili sot në këtë konferencë ndërkombëtare, tha se i kujtohet 12 qershori 1999, i cili tregoi për përshpejtimin e hyrjes së KFOR-it në Kosovë, meqë kishin arritur forcat ruse në Aeroportin e Prishtinës.

Clark theksoi se pas intervenimit, çështja me rusë ishte zgjidhur dhe nuk kishte më ushtarë rusë që erdhën në Kosovë.


“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori, e cila ka filluar me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: “Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë? Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark. 

Punimet e Konferencës ndërkombëtare kanë vazhduar me penalistë të tjerë, të cilat kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress