Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:22

​Haziri: Parimisht koalicioni LDK-VV ka ndodhur

Prishtinë | 19/11/2019 18:44

Marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ka ndodhur, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Në një intervistë të shkurtër për Klan Kosova, Haziri u shpreh se nuk ekziston asnjë ngërç në lidhje me krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës ndërmjet LDK-së dhe VV-së dhe ka shtuar se pritjet e rivalëve politik “janë joreale” dhe ka deklaruar se “parimisht koalicioni LDK-VV ka ndodhur”.

“Nuk ka asnjë lloj ngërçi sa i përket krijimit të një koalicioni ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ju siguroj se politikat sektoriale dhe programin qeverisës e kemi përafruar jashtëzakonisht shumë deri në pajtueshmëri. E gjithë ajo që këto ditë më shumë po flitet, është se nga kampet rivale politike ekzistojnë pritje joreale, sepse ai (koalicioni) ka ndodhë”, ka thënë Haziri.

Ndonëse gjatë dy javëve të fundit bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe Vetëvendosjes kanë qenë të pakta, nënkryetari i Lidhjes Demokratike ka thënë se takimet do të zhvillohen siç janë paraparë me kalendar.

“Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit dhe asnjë lloj vonese nuk ka. Vonesa e vetme është shkaku i rinumërimit të votave nga KQZ”, është shprehur Haziri.

Dy partitë opozitare nga legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress