Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:41

​Haziri do të shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së

Prishtinë | 15/03/2019 23:37

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka theksuar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të zgjedhur të parin e LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haziri sonte ka thënë se këpucët e Ibrahim Rugovës në LDK-në nuk i bëhen askujt dhe është shprehur se LDK-në duhet ta marr një ekip, i cili do ta drejtojë partinë në dhjetë vitet e ardhshme.

“Ekipi a i ka 25 veta si kryesi, apo 100 veta si Këshill i Përgjithshëm, apo ndoshta edhe 400 veta si Kuvend, kjo është çështje që duhet të diskutohet”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike, por ka theksuar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress