Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 05:05

​Haskuka shpreson që të punojnë bashkërisht për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë

Prizren | 12/06/2019 17:07

Për nder të 12 Qershorit të Ditës së Çlirimit, dhe 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një akademi solemne, me ç’rast janë nderuar me çmimin “ Remzi Ademaj”, 13 dëshmorë si dhe është ndarë çmimi “ Nderi i qytetit”, kushtuar mjekut dëshmor, Halil Berisha.

Në fjalën e tij të rastit kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e Kosovës, në veçanti të ish presidentit amerikan, Bill Clinton të cilin tha se i doli në krahë Kosovës për të shpëtuar nga gjenocidi serb.

Sipas tij duhet të punohet më shumë për një të ardhme më të mirë sidomos për gjeneratat e reja. 


Fjalë rasti pati edhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Adem Shabanaj tha se pikënisja për çlirim të Kosovës është tek Lidhja e Prizrenit, tek familja Jashari.

Prandaj sipas tij gjithmonë duhet nderuar ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Në emër të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziz Hoda tha se gjithmonë si popull do u jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe Bashkimit Evropian për çlirimin e Kosovës.

Ai thotë se përkundër pritshmërive të tyre sot janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer për versionet e ndryshme që po jepen për projektin e shtetit të Kosovës.

Simir Krasniqi shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha se 20 vite më parë u hap një kapitull i ri për Kosovën, e cila do të krijonte mundësi për ndërtim të jetës dhe mirëqenies në vendin tonë.

Në këtë ceremoni solemne të pranishëm ishin edhe familjar të dëshmorëve, e përfaqësues të institucioneve të ndryshme./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress