Hamza theksoi se BERZH-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi. Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.
“Sektori privat është bartës kryesor i zhvillimit dhe rritjes ekonomike në vend andaj mbështetja e Bankës është e domosdoshme për të arritur këtë qëllim. Sa i përket sektorit publik ky vit pritet të jetë vit i realizimit të projekteve për të cilat konstruksioni financiar është i siguruar”, ka shtuar Hamza.
Ndërsa, drejtoresha e BERZH-it Zsuzsanna Hargitai vlerësoi lartë bashkëpunimin e Bankës me institucionet e Kosovës dhe shtoi se për projektet me rëndësi strategjike mbështetja e BERZH-it nuk do të mungojë. Ajo gjithashtu theksoi se BERZH do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës. /KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018