Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:11

​Haradinaj: Vuçiqi ta njohë Kosovën në këta kufij

Prishtinë | 12/06/2019 13:06

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me Serbinë shtet ky i cili para dy dekadave kreu gjenocid në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova sipas tij ka guxim që të pajtohet me Serbinë.

Kryeministri i vendit i ka bërë thirrje Serbisë dhe Vuçiqit  që ta njohin Kosovën në kufijtë aktual dhe të drejtën e saj për të qeverisur.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuçiqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve.

 Haradinaj ka falënderuat ish-presidentin amerikan, Bill Clintonin si dhe ish sekretaren e shtetit Madeleine  Albright për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.
“Ju me avionët tuaj i ndalet trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull iu falënderon tërë jetën”, ka thënë Haradinaj. 


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress