Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:02

​Haradinaj: Vjedhja e bustit të Smajl Hajdarajt, akt i shëmtuar

Prishtinë | 15/09/2019 15:49

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vjedhjes së bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës që mbanë emrin e tij, në Pejë, duke e quajtur akt i shëmtuar.

Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e tij të çmohet dhe respektohet”, ka shkruar Haradinaj./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress