Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:12

​Haradinaj: Vetëvendosje mos të bëjë keqpërdorim me të zhvendosurit nga Shqipëria

Prishtinë | 02/12/2019 11:25

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos të keqpërdorët situata me personat e zhvendosur nga Shqipëria për në Kosovë, nga OJQ-të, aktivistë dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Haradinaj duke folur për kërkesën për një shtab emergjent, ka thënë se kjo është tallje me institucionet e Kosovës.

Ai me vete kishte një listë të veprimeve që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës pas tërmetit në Shqipëri.

Haradinaj është pyetur edhe për qytetarët e Shqipërisë që kanë ardhur nga zonat e paprekura nga tërmeti.

“Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hynë në territori të Kosovës, nuk do ta lëmë jashtë, pa stre, si të ishin të zonës së prekur, sikur të paprekur por nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter e njerëzve që vinë nga zonat e paprekura, vinë në kushte mizerie, dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët dhe po i bjen në kushte të vështira këtu, është dimër, nuk është në rregull kjo”, tha ai.

Derisa ka shtuar se shtabi emergjent veç është funksional.

“Unë kam shkuar në vendin e ngjarjes katër ditë pas tërmetit, katër ditë rresht ne kemi punuar këtu, ka njerëz që ditë e natë kanë punuar për të qenë çdo gjë në rregull, ushtarët tanë kanë qenë atje të parët në vendin e ngjarjes, më profesionistët, policët tanë, kush e ka bërë këtë ai shtab e ka bërë këtë, pra mos u talleni me institucionet e juaja. Unë e mirëpres ndihmën dhe kujdesin e secilit por mos të tallen me gjëra tjera, e sidomos e lus Vetëvendosjen se e shoh që kanë një mobilizim të madh, le e të garojnë në Shqipëri, le të shtyhen me Edi Ramën, me Ilir Metën, me Lulzim Bashën  por mos të bëjnë keqpërdorim të të ardhurve dhe mos të sjellën në këtë mënyrë sepse nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë të prekur nga tërmeti që mos të vinë në Kosovë.

Sipas tij, vetëm pak orë pas tërmetit institucionet e Kosovës kanë qenë në ngjarje dhe të gjitha mekanizmat e shtetit kanë qenë funksional dhe janë funksional edhe sot, por nuk ka nevojë për improvizime dhe keqpërdorim të kësaj situate./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress