Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:41

​Haradinaj thotë se nesër do të takohet me Limajn

Prishtinë | 19/08/2019 15:52

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Njoftimin për takimin Haradinaj e bëri gjatë një konference për media, të mbajtur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së.

Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore/KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress