Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:05

​Haradinaj: Të motivohemi për të punuar duke kujtuar të kaluarën e lavdishme

Prishtinë | 13/06/2019 09:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Suharekës, ka thënë se të kujtohet e kaluara jonë e lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

Haradinaj duke iu drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, ka shkruar në Facebook se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë.

“Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike. Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress