Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 03:04

​Haradinaj: Taksen nuk e heqim, nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë

Prishtinë | 12/02/2019 22:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të orëve të vona që kishte me krerët e shtetit, tha se kanë diskutuar në lidhje me taksën, ku përsëriti se pavarësisht të gjithave, taksa nuk do të largohet.

Sonte në orët e vona është mbajtur një takim i krerëve shtetëror, në një nga kafenetë të kryeqytetit.

Kreu i ekzekutivit tha se dhe ambasadorit amerikan i kanë shpjeguar pozicionin e Kosovës. “Ne e kemi shpjeguar pozicionin tonë. Ne Amerikën e duam, por nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë”, tha ai.

Ai tregoi, se taksa nuk i është vendosur Amerikës. “E kërkojmë një marrëveshje, por pa u largu taksa. Edhe unë jam për me u largu taksa, por me njohje. I lus amerikanët që të na kuptojnë. Unë do t’i jap përkrahje arritjes së një marrëveshje, por pa shkëmbim të territoreve”, tha Haradinaj për media, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress