Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:12

​​Haradinaj takoi ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

Prishtinë | 18/09/2019 18:14

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, dhe ambasadori amerikan Kosnett, kanë  diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.

“Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Po ashtu, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka  shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës”, njofton Zyra e kryeministrit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress