Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:40

​Haradinaj: S’do të ketë PAN 2, jemi të hapur për Nismën e AKR-në

Prishtinë | 19/08/2019 15:59

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se nuk do të ketë PAN 2.

Haradinaj tha se nuk janë të interesuar për një PAN tjetër por i bëri ftesë Nismës dhe AKR-së që të bashkohen.

 “Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën dhe AKR-në dhe nuk synojmë PAN dy e PAN tre, nuk jemi pjesë e një skenari për një PAN të ri por kemi dyert e hapura për të tjerët”, tha ai.

Këto deklarata kryeministri në dorëheqje i bëri gjatë konferencës për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes partisë së tij dhe PSD-së për koalicion parazgjedhor./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress