Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.10.2019 10:15

​Haradinaj: Rexhep Hoxha, një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Prishtinë | 12/07/2019 09:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit dhe pedagogut, Rexhep Hoxha.

Ai e cilësoi Hoxhën si kolos të letërsisë shqiptare për fëmijë dhe figurë emblematike të letrave shqipe.

Haradinaj u shpreh se breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare të Rexhep Hoxhës.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij të çmuar, që la trashëgimi”, shkroi Haradinaj./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress