Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.06.2019 02:15

​Haradinaj premton lajme të mira për liberalizimin deri në fund të vitit

Prishtinë | 04/11/2017 12:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson fort se deri në fund të këtij viti do të ketë lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave, ani pse kur kishte ardhur në krye të ekzekutivit kishte thënë se brenda tre muajve mund të liberalizohen vizat.

Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova po avancon në këtë drejtim, porse pa përmbushjen e kritereve nuk do të mund të ndodh një gjë e tillë.

Haradinaj këto komente i bëri pas një vizite që i bëri Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“E vërtetë është që pa përmbushje të kritereve nuk pritet liberalizimi, por po ashtu është e vërtetë që Kosova po avancon, pikërisht në këto kritere. Ne e kemi takimin raportues, të Këshillit të MSA-së me 17 nëntor do të jem edhe vet me delegacionin e Kosovës, sepse jemi nikoqir të takimit...Mbaj shpresë shumë se deri në fund të vitit do të kemi lajme sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj.

Duke qenë se demarkacioni mes Kosovës e Malit të Zi, është kriter për liberalizimin e vizave, kryeministri Haradinaj tha se kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh.

Ai tha se kjo temë po lëvizë në drejtim të zgjidhjes së saj, porse ritheksoi se versioni aktual nuk i ka votat në Kuvend./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress