Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:09

​Haradinaj përkujton Abaz Thaçin në 20 vjetorin e rënies

Prishtinë | 16/05/2019 17:45

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar 20 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Abaz Thaçi i rënë në Betejën e Koshares.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka thënë se Abazi do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme!

RH

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress