Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:15

​Haradinaj për incidentin në Prizren: Po të ishte burrë, ndryshe e kisha kry

Prishtinë | 11/06/2018 12:06

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk është penduar për veprimin që ka bërë dje në Prizren.

Ai largoi me forcë një grua e cila doli në foltore për të marrë fjalën.

Madje Haradinaj ka thënë se po të ishte burrë do të vepronte ndryshe.

Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë. Përjashton mundësinë se Kadri Veseli e vuri në kurth.

 “Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha sot Haradinaj.

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpër këmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit. 

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha  Haradinaj.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vënë në kurth, duke ia lëshuar zonjës mikrofonin. 

"Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”. tha Haradinaj. 

“Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, ka thënë kryeministri Haradinaj./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress