Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:36

​Haradinaj pas koalicionit me PSD-në: Jemi të hapur për bashkëpunim me NISMA’n dhe AKR-në

Prishtinë | 19/08/2019 17:07

​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti sot pasdite edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet që pritet të mbahen.

Pas nënshkrimit Haradinaj tha se kanë arritur t’i  bashkojnë ekspertizat më të mira me PSD për një program zhvillimor.

Haradinaj tha se sot me këtë koalicion përçohen dy porosi, pjekuria politike dhe shpresa për vendin.

Kryeministri në detyrë, po ashtu tha se janë të interesuar për Nismën dhe AKR-së që të bashkohen në garë, por jo edhe për PAN 2.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pa treguar për hollësitë e marrëveshjes së arritur, theksoi se janë dakorduar që të garojmë me një listë zgjedhore, ku bartës i saj dhe kandidat për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.

Ndonëse, Shpend Ahmeti mohoi se do të kenë pak kandidatë në listën për deputetë, por theksoi se në këtë listë ka vend edhe për AKR-në dhe Nismën.

Në fund Haradinaj paralajmëroi se nesër do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe pas zgjedhure. /I. Shabani

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress