Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:40

​Haradinaj: Nuk kam qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq

Prishtinë | 29/03/2018 16:58

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj prapë ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe deportimin e tyre në Turqi të gjashtë shtetasve të këtij shteti.

Haradinaj ka thënë se ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit.

Ai madje ka thënë se nuk ka qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe depërtimin e tyre.

Deklarata e Haradinajt:

Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress