Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:13

​Haradinaj: Nijazi Uruqi i shërbeu vendit si ushtar lirie për dy dekada

Prishtinë | 20/09/2019 12:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së pjesëtarit të FSK-së, Nijazi Uruqi.

Haradinaj thotë se Uruqi i shërbeu vendit si ushtar lirie për dy dekada në TMK e FSK.

Postimi i Haradinajt:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi. Ai i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe ushtarëve e oficerëve të Nijaziut. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress