Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 03:02

​Haradinaj: Kushdo që hap kufijtë e Kosovës është armik i kombit

Deçan | 11/02/2019 18:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se hapja e çështjes së kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën dhe se kushdo që e hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar.     

Kreu i qeverisë u shpreh se vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kreu i qeverisë, tutje bëri të ditur se në dy çështje nuk pajtohet me miqtë e tij, si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria. Sipas tij, ato janë çështja e territorit dhe taksa.

Mes tjerash, Haradinaj tha se kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit.

I ashpër Haradinaj ishte dhe ndaj të gjithë atyre shteteve mike të Kosovës që e përkrahin korrigjimin e kufirit. Sipas tij, asnjë shtet mik nuk ka të drejtë të flasë për tokën e Kosovës dhe siç konsideron ai nuk është mik ai shtet që hap çështjen e kufirit.

Ndërsa, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Dukagjin, Abdyl Mushkolaj, tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më të fortë se sot, pasi siç konsideron ai, kryeministër është një person që po i prin proceseve përpara./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress