Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:41

​Haradinaj: Kush e ka njet me rrëzu Qeverinë nuk flet, por vepron

Prishtinë | 09/10/2018 15:14

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj si duket nuk e ka marrë për bazë këshillën e presidentit të vendit, i cili e ka ftuar dje për korrigjimin e deklaratave.

Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi. 

"Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi hjek për demarkacionin me Malin e Zi", ka thënë ai.

E si duket deklaratat e djeshme të presidentit nuk e kanë lëkundur aspak atë, pasi që tha se ata që e rrëzojnë njëmend qeverinë nuk flasin, vetëm e bëjnë këtë.

"Kush e ka njet me e rrëzu Qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës", është shprehur ai.

Për Asociacionin me kompetenca ekzekutive Haradinaj mohoi të ketë bërë një premtim të tillë, teksa shtoi se ky i fundit do të bëhet vetëm ashtu siç thotë Kushtetuta.

E sa i përket deklaratave të fundit mbi atë se AKI ka dërguar informata të rreme në Gjykatën e Hagës, kryeministri tha se roli i saj është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe si e tillë, nuk duhet të lëshohet fare në deklarata të tilla duke u marrë me to./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress