Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:05

​Haradinaj kërkon nga komandant Rama të mos bëhet subjekt i mediave

Prishtinë | 12/02/2019 16:58

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës ka treguar nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale. Ai me humor ka thënë se që nga fëmijëria ka fobi injeksionet, duke përjashtuar mundësinë se personalisht ka pasur ndonjë kërcënim. Mes tjerash, ka kërkuar që të mos imponohet heqja e taksës kundër vullnetit të tij, në të kundërtën tha se është më mirë që të mos jetë kryeministër.

Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, ku është thënë se po rrezikohen 12 milionë dollarë  fonde nga SHBA për FSK-në, duke i sugjeruar që të mos bëhet subjekt i mediave.

I pyetur rreth deklaratës së Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm, i cili gjatë  konferencës së sotme, në prag të Samitit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s, kishte thënë se  Ushtria e Kosovës duhet ta respektojë marrëveshjen e Brukselit dhe të mos hyjë në veri pa leje të KFOR-it, ai tha se Kosova është një dhe se nuk ka veri e jug.

Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për taksën, madje ka kërkuar që të mos kërkohet diçka kundër vullnetit të tij, në të kundërtën tha se është që të mos jetë kryeministër.

Haradinaj po ashtu është pyetur në lidhje me atë nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale, me ç’rast me humor ka thënë se që nga fëmijëria ka fobi nga injeksionet.

Ai ka treguar se  edhe në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, është sugjeruar që të pezullohet taksa, por ka përsëritur se kjo nuk do të ndodhë, duke porositur se dialogu nuk duhet të ndërlidhet me të.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka ndarë gjysmë milion euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Po ashtu, është aprovuar edhe formimi për komisionin dhe procedurat e punësimit dhe shpronësimit për banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë. /KosovaPress/

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress