Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 12:32

​Haradinaj kërkon nga institucionet seriozitet në trajtimin e personave të kthyer nga Siria

Prishtinë | 23/04/2019 16:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e përfshira në kthimin qytetarëve të Kosovës nga zona e konfliktit të Sirisë, që të vazhdojnë me seriozitet për përkujdesjen e tyre nga personave te kthyer.

Në mbledhjen e Qeverisë, shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova duhet të dëshmojë seriozitetin e saj në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë  ka deklaruar se shteti do t’i marrë përgjegjësitë për qytetarët e Kosovës.

Kryeministrika thënë se të gjitha institucionet e përfshira në procesin e kthimit të kosovarëve që po qëndronin në kampet e luftës në Siri, kanë bërë një punë të shkëlqyeshme.

Ai ka përmendur koalicionin botëror kundër terrorizmit, ku Kosova është anëtare, dhe ka thënë se do të vazhdojnë të jenë përkrahës të të gjitha angazhimeve të këtij koalicioni.

Ditë më parë, drejtori i Policisë së Kosovës ka thënë se në Siri vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë. Për kryeministrin, numri i qytetarëve të mbetur në zonat e luftës nuk është i madh.

E ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri deklaroi se bashkë me zëvendësministrin Enver Hoxhaj, do të u dërgojnë letër ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme, dhe zëvendëskryeministrave të Bashkimit Evropian, me qëllim që t’i informojnë për angazhimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Shteti i Kosovës ka arritur të kthejë të shtunën në mëngjes 110 qytetarë që ishin duke qëndruar në zonat e konfliktit në Siri. Në mesin e tyre, 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.      

Operacioni i institucioneve të Kosovës ishte i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress