Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.08.2018 08:03

​Haradinaj: Kam urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror ‘Te Rrethi’

Prishtinë | 13/02/2018 17:09

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror te rrethi në Prishtinë.

“Sot kam dhëne detyrë që flamuri i Kosovës te vendoset te rrethi. S’ka shqiptar që se nderon flamurin shqiptar”, tha Haradinaj.

Duke komentuar debatet e këtyre ditëve për vendosjen e flamurit kombëtar dhe atij shtetëror, Haradinaj ka kërkuar konstruktivitet.

Ishte paralajmëruar se flamuri i Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar i cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë./KosovaPress/

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress