Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 12:23

​Haradinaj, kafe e ëmbëlsira me policët për Bajram

Prishtinë | 11/08/2019 08:29

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Kurban Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës.

Ai iu ka shpërndarë ëmbëlsira dhe kafe atyre, si traditë e kësaj feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, shefi i ekzekutivit uroi edhe besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhin e kësaj feste që është solidariteti dhe shtrirja e dorës për nevojtarët./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress