Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:01

​Haradinaj: Hungaria partner i rëndësishëm në rrugën evropiane

Prishtinë | 04/04/2018 15:07

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz.

Me këtë rast kryeministri falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian.

“Kryeministri Haradinaj e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon”, thuhet në kumtesën e Qeverisë, përcjell KosovaPress.

Ambasadori Markusz, vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme.

Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve dhe inicimin e projekteve të tjera bilaterale. /KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress